BERATI

 Berati,ndryshe i quajtur edhe si qyetit i nje mbi nje dritareve eshte nje qytet qe pershkohet nga lumi Osum dhe rrethohet nga male dhe kodra ku 2 me te njohurit jane mali Tomorr dhe mali Shpirag qe ndodhen perballe njeri tjetrit ku ne mes te tyre kalon edhe Osumi.


Ne vitin 1961 Berati u shpall qytet muze i cili permban shume deshmi te trashegimise historike,kulturore dhe artistike.

Ne kete qytet ndodhet Kalaja e beratit e rrethuar nga mure antike,me pamje nga mali i Shpiragut dhe lumi Osum.


Brenda kalase ndodhet edhe muzeu kombetar ikonografik i Onufrit ku ndodhen piktura, ikona dhe nje koleksion prej 200 objektesh te perzgjedhura nga fondet e manastireve dhe kishave ne qytet.



Nje tjeter monument ne qytetin e beratit eshte edhe ura e Gorices.

Ura e Gorices e cila eshte nje nga me te vjetrat dhe eshte ndertuar ne shekullin XVIII dhe ka qene fillimisht prej druri dhe me pas ne vitin 1780 ajo u be prej guri. Kjo ure lidh lagjjen e Gorices me pjeset e tjera te beratit dhe ka nje gjatesi prej 129.3 metra.



Ne Berat gjithashtu ndodhet edhe muzeu etnografik i beratit qe permban objekte te jetes se perditshme dhe mobilie origjinale. 



Ne muzeun etnografik gjithashtu gjenden dhe disa veshje tradicionale per gra dhe burra.


Muzeu eshte ne formen e nje shtepie me shume dhoma,secila me mobilie dhe sende te vjetra.




Comments

Popular posts from this blog